Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Zamir Topi i cili qëlloi për vdekje me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin në qytetin e Korçës.

Topi akuzohet për vrasje me paramendim, ai ka zgjedhur të qëndroj i heshtur dhe ka refuzuar t’ju përgjigjet pyetjeve të Gjykatës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Zamir Topi ishte person me probleme mendore madje kishte edhe një kartelë mjekësore.

Motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë.

Viktima u qëllua me sëpatë në kokë nga autori Zamir Topi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe më tej u kap nga policia pak metra larg vendit të krimit. Ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit në afërsi të pazarit të Korçës ndërsa sipas të dhënave konflikti kishte në qendër grindjen mes palëve për dëmtimin e një varri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA