Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një familjeje në SHBA është i njohur për një sërë parashikimesh për ngjarje të ndryshme të ndodhura në Amerikë, por edhe në mbarë botën.
Duket se këtë herë, “The Simpson” kanë parashikuar edhe koronavirusin, e këtë e kanë bërë në një skenë të serialit, të filmuar në vitin 1993. Në këtë episod, që korrespondon me sezonin e katërt, shfaqet një sekuencë në të cilën një punëtor japonez, nga qyteti i Osaka, kollitet para një kutie drejtuar Homer Simpson, dhe i kërkon të mos thotë asgjë në lidhje me shqetësimin e tij.
Pas 6 apo 8 javësh, kutia mbërrin në destinacion, ndërsa kur Homer e hap atë, prej kutisë fillon e shpërndahet një mjegull jeshile, që shkaktoi një sëmundje të rrallë tek Homeri. Në serial, kuti të tilla marrin edhe banorë të tjerë të Springeld, duke e përhapur epideminë.
Coronavirus 2019-nCoV u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Wuhan, një qytet i banuar nga 11 milion njerëz, e sëmundja besohet se është e lidhur me konsumin e ushqimit të detit dhe peshqve. Të prekurit kanë ethe dhe lodhje, të cilat shoqërohen me kollë të thatë dhe gulçim.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të prekurve ku deri në këto momente numërohen 9700 të prekur në mbarë botën. Janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportuar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus.
Në Wuhan ku edhe shpërtheu virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei.
Kujtojmë që mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës.
Top Channel