Aplikimi i shërbime shtetërore online ka si qëllim mos sorollatjen e njerëzve në marrjen e dokumentave shtetërore e për ti çuar në një tjetër zyrë, këto duhet ti gjejë vetë administrata shtetërore ndërsa qytetarët duhet të bëjnë vetëm kërkesën online.
Por këtu në zyrat e QKB kjo nuk respektohet, përkundrazi bizneset dhe qytetarët sorollaten dhe duhet të bëjnë kilometra të tëra vetëm për një veprim të thjeshtë për mbylljen e një biznesi.
Qytetari: Erdha këtu për të marrë një vërtetim që nuk kam biznes, gjëja më e thjeshtë edhe këta zotritë më sorollasin. Më thonë shko në Fier, ndërkohë atje më thonë që është qendra kryesore.
Unë kam pasur një biznes para 20 vitesh që i kam mbyllur dokumentat që në Fier, tani këta më thonë që niptin e ke aktiv, kam ditë të tëra që unë sorollatem pa marrë një sqarim pa marrë një zgjidhje.
Top Channel