Qeveria ka shpallur 18 zonat ku do të ndërtohen banesat e reja për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmatej listoi 18 zonat, nga të cilat 9 janë në tiranë dhe pjesa tjetër në bashkitë Laç, Durrës, Shijak, Krujë dhe Kavajë.
Sipas Ahmetajt, brenda pak ditësh do të miratohet edhe modeli i banesave individuale që do të përfitojnë familjet në fshat dhe mënjëherë pas kësaj do të nisë procedura e prokurimit me tender të hapur.
Shtëpitë e reja do të tenderohen nga Fondi i Zhvillimit dhe Enti Kombëtar i Banesave, por Ahmetaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më shpejtë.
Tërmeti i 26 nëntorit la të pastrehë mijëra vetë. para donatorëve qeveria ka deklaruar se dëmet e tërmetit janë mbi 1 miliardë euro, nga të cilat 700 milionë euro janë dëme nga shembja e banesave, ndërsa pjesa tjetër në fabrikat e biznesit dhe veprat publike.
Top Channel