SHBA lëshon luftanijen anti-radar, 6 vjet prapa afatit dhe 100% sipër buxhetit

31/01/2020 21:58

Luftanija e parë anti-radar e SHBA e kategorisë së re Zumwalt do të jetë më në fund gati në 2021, dhjetë vjet pas nisjes së punës për ndërtimin e saj dhe gjashtë vjet prapa afatit të parashikuar.

Luftanijet ishin parashikuar si gjenerata e ardhshme që do të zëvendësonte luftanijet e kategorisë Arleigh Burke Class dhe janë të pajisura me sensorë të teknologjisë së fundit, një sektor të tërthortë radarësh dhe 80 njësi vertikale lëshimi.

Por kostoja e tyre për çdo njësi është rritur vazhdimisht dhe duke arritur në $7.8 miliardë dhe ka kaluar tashmë  kostot e aeroplanmbajtëseve Nimitz, të cilat megjithëse ishin më të hershme, duke llogaritur inflacionin kushtonin rreth $6 miliardë. Kostot madhore të topave 155 millimeter të Zumwalt përfshijnë predha me vlerë $566,000 secila dhe kjo ka detyruar marinën të reduktojë planet e saj për fuqinë goditëse të luftanijes.

Zumwalt do të jenë oepracionale në 2021 por përsëri do të duhet disa vjet të tjera deri në arritjen e kapacitetit të tyre të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA