Pentagoni: 64 ushtarë amerikanë u plagosën në sulmin me raketa nga Irani

31/01/2020 20:58

Pentagoni ka shtuar sot përsëri shifrën e ushtarëve të plagosur në sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Irak në fillim të janarit, duke thënë se 64 prej tyre kanë pësuar “dëme traumatike në tru.”

Sekretari amerikani Mbrojtjes, Mark Esper dhe kreu i ushtrisë Mark Milley thanë se kjo ishte një “gradë serioze plagësh”, pas kritikave se autoritetet po përpiqeshin t’i fshihnin.

“Numri është në rritje,” tha Milley, duke shpjeguar se do të kërkohet kohë për të diagnostikuar dhe kontrolluar të gjithë ushtarët që ishin prezentë në zonë në kohën e sulmit.

E përditshmja New York Times citonte një deklaratë të Pentagon që përmendte numrin total të trupave amerikane në 68, duke shtuar se tetë prej tyre po trajtohen në SHBA, 21 në bazën e Landstuhl në Gjermani dhe 39 të tjerë janë rikthyer për operacione ushtarake në Irak.

Ky është të paktën rasti i tretë që SHBA shton numrin e të prekurve nga sulmi i Iranit në 8 janar, në kundërpërgjigje të vrasjes nga SHBA të kreut të forcave speciale të ushtrisë iraniane Kassem Soleimani më 3 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA