Vjen një moment kur njeriu duhet të fillojë të përgatitet të dalë në pension. Por a do të thotë pensioni pleqëri?
“Në asnjë mënyrë jo. Nuk i kuptoj njerëzit që të urojnë: Ta gëzosh pensionin e pleqërisë. Nga 64 në 74 njeriu është një i moshuar i ri. Nga 74 në 84 quhesh i moshuar dhe pas moshës 84-vjeçare, biologjikisht ke të drejtë të quhesh plak”, shprehet Gëzim Tushi, sociolog.
Po si është të dalësh në pension në Shqipëri. Çfarë ndjenjash e shoqërojnë këtë proces?
“Dalja ne pension, divorci dhe humbja e një të afërmi janë tre gjëra që kanë peshë të madhe emocionale në jetën e njeriut . E para duhet të bindin veten që nuk janë pleq. Të vazhdojnë aktivitetin fizik e mendor. Nuk duhet ta presësh kordonin biologjik e social me gërshërë:, shton Tushi.
Pas 44 vitesh punë edhe vetë profesor Gëzim Tushi sapo ka dalë në pension.
“Nuk ndjej asgjë të ndryshme. Tani kam më shumë punë, sesa kam patur kur shkoja në punë”, dekalron Tushi.
“Unë nuk jam ndjerë keq kur dola në pension. Punova edhe 10 vjet të tjera te privati”, thotë një zonjë.
“Unë e kam përjetuar jashtëzakonisht keq”, tregon një zonjë tjetër, “por njeriu duhet ta marrë jetën si t’i vijë”.
“Unë tani kam dalë në pension:”, pohon një zotëri, “Njeriu po e la punën ka vdekur”.
Rruga e jetës ashtu siç ka fillim, ka edhe mbarim. Kjo rrugë duhet përshkuar duke punuar sa të kesh mundësi dhe me dinjitet.
Top Channel