Jeff Bezos është bërë më i pasur për 13,5 miliardë dollarë, për vetëm 15 minuta

31/01/2020 14:29

Pasuria e Drejtorit të Përgjithshëm të “Amazon”, Jeff Bezos është rritur me 13,5 miliardë dollarë në vetëm 15 minuta, sipas të dhënave të Bloomberg.

Aksionet e kompanisë “Amazon” u rritën rreth 12% në 2.100 dollarë gjatë shitjeve të orëve të mbrëmjes të së enjtes.Pjesa më e madhe e pasurisë së 56-vjeçarit vjen nga pronësia e tij, përafërsisht 12% të aksioneve në Amazon.
Rritja e vlerës së aksioneve të tij do ta çonte vlerën e tij aktuale në rreth 129 miliardë dollarë, duke qëndruar kështu “komod” si më i pasuri në botë, para themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Ndryshe, të dy kanë “shkëmbyer” vendin e personit më të pasur në botë gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA