27/11 20:18
Linjat ajrore “Delta”, “American” dhe “United Arlines” kanë pezulluar fluturimet e tyre drejt Kinës, teksa rastet me koronavirus në shtetin në fjalë kanë kapur shifrën 9,600.
Delta do të pezullojë përkohësisht fluturimet duke filluar nga 6 shkurt deri më 30 prill, për shkak të “shqetësimeve të vazhdueshme në lidhje me koronavirusin”, u shpreh kompania në një deklaratë.
American Airlines anuloi të gjitha fluturimet e saj në Kinë menjëherë pas njoftimit të Delta-s.
United Airlines ndoqi gjithashtu të njëjtën udhë. Pezullimet e fluturimeve do fillojnë më 6 shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 28 mars.
Top Channel