25/11 22:20
Armenia njoftoi sot se po vë në pauzë regjimin e udhëtimit pa viza për qytetarët kinezë nga 1 shkurti, për ta rinisur pas 31 marsit.
Vendimi vjen pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit dhe masave për përmbajtjen e tij, tha zv. kryeministri Tigran Avinyan në një njoftim në rrjetet sociale.
Koronavirus i ri, i ngjashëm me patogjenin e SARS, ka vrarë deri tani 213 njerëz në Kinë dhe është përhapur në disa vende të tjera të botës.
Epidemia detyroi Organizatën Botërore të Shëndetsisë të shpallë gjendjen e emergjencës ndërkombëtare.
Top Channel