Pas tërmetit shkolla 9-vjeçare “Naim Babameto” në Durrës pësoi dëmtime të rënda, gjë që bënte të pamundur zhvillimin  e mësimit në shkollë. U vendos që  750 nxënësit e kësaj shkolle ta vazhdojnë mësimin  pasdite në shkollën e mesme “Lonik Tomeo”, Durrës.

Transporti i nxënësve  bëhet me autobus, ku për transportin e  tyre janë vënë në dispozicion vetëm 3 autobus. Fiks Fare vërtetoi që një autobus merr  për një rrugë 150 nënës për t’i transportuar në shkollë.Drejtoria e shkollës është në dijeni por fajin ia hedh Zyrës Arsimore Durrës me pretendimin se ata  i kanë çuar aq autobus, ndërkohë që ZVA Durrës përgjegjësinë ia hedh drejtorit të shkollës. Ky i fundit sipas kësaj zyrë  ka bërë një marrëveshje me prindërit për të gjetur këtë zgjidhje për transportin e nxënësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA