Nuk ka qetësi dhe as paqe në Siri. Një tjetër sulm ajror është shënuar duke lënë të vdekur të paktën 10 civilë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Disa aktivistë thanë së këto sulme i ka bërë Rusia, diçka që nuk është pranuar dhe është hedhur poshtë nga autoritetet ruse. Mësohet se mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe gra dhe fëmijë.
Organizatat “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe “Mbrojtja Civile Siriane” thanë më 30 Janar, se një spital dhe një furrë buke u goditën në qytetin Ariha.
Ministria e Mbrojtjes ruse mohoi raportet, duke thënë se avionët rusë nuk kanë kryer asnjë operacion luftarak në zonë.
Sulmet bëhen në kohën kur qeveria siriane ka shënuar përparim në marrjen nën kontroll të rajonit, që mbahet nga rebelët anti-qeveritar, për gati tetë vjet të konfliktit në Siri. Forcat e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia po vazhdojnë ofensivën e saj në Idlib gjatë javëve e fundit.
Top Channel