Vrasja makabre e të miturit nga njerku/ Policia zbardh detaje të reja: Ishte dënuar me 15 vite burg, disa ditë para ngjarjes u takua me nënën e viktimës
Zhdukja e një foshnje 1 javëshe ka marrë një kthesë tjetër në hetim pasi burri i cili mendohej se e ka rrëmbyer u gjet i vdekur në autostradën e Floridas.Policia thotë se janë duke kërkuar informacione rreth gruas që mendohet të ketë qenë me burrin në furgon.
Foshnja, Andrew Caballeiro është shpallur i humbur nga shtëpia e tij në Miami që të martën, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se janë duke kërkuar për të, ku kanë dhënë alarmin në të gjithë Floridan.
Tre gra të cilat ishin qëlluar me armë u gjetën të vdekura në shtëpi- bën të ditur policia e Miamit. Nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është rrëmbyer nga babai i tij, Ernesto Caballeiro i cili u gjet i vdekur të mërkurën, në pyll afër furgonit të tij.
Policia e Miamit vazhdon kërkimet për të gjetur foshnjën 1 javëshe.
Top Channel