Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA raportuan sot rastin e parë të kalimit nga personi në person të koronavirusit të panjohur kinez
Individi i infektuar, është i martuar me një grua nga Chicago, e cila u prek nga virusi pasi ajo u kthye nga një udhëtim në Vuhan, qendra epidemisë.
Ky ishte rasti i gjashtë i raportuar në SHBA, teksa pesë udhëtarë të tjerë ishin prekur nga sëmundja pas kthimit në SHBA nga Kina. Pacienti i fundit është i pari që nuk ka qenë në Kinë.
Gruaja 60 vjeçare nga Chicago është kthyer nga Kina qendrore në 13 janar dhe pas shfaqjes së simptomave u diagnostikua me sëmundjen virale. Ajo së bashku me të shoqin janë shtruar tashmë në spital.
Ekspertët amerikanë thonë se presin të tjera raste dhe ka gjasa për një përhapje të kufizuar në SHBA.
Zyrtarët besojnë se virusi i rëndë përhapet kryesisht me anë të piklave kur një person i infektuar dështin apo kollitet, në mënyrë të ngjashme me përhapjen e gripit.
“Ne e presnim këtë,” tha eksperti i sëmundejve ngjitëse Dr. William Schaffner, i Vanderbilt University. “Kontakti i ngushtë me njerëzit e shtëpisë është rrethana ideale për përhapjen e virusit”, shtoi ai.
Top Channel