Rivlin: Gjermania duhet ta fitojë luftën anti-semitizmit

30/01/2020 04:22

Teksa ka kritikuar rritjen e anti-semitizmit, presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka thënë se Gjermania “nuk duhet të dështojë” në luftimin e kësaj dukurie, në fjalimin e mbajtur para ligjvënësve gjermanë të mërkurën, për të shënuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic në Poloni.

Fjalimi në parlamentin gjerman ka përmbyllur vizitën e tij treditore në këtë shtet. Rivlin e ka konsideruar Gjermaninë e ditëve të sotme si “fener për demokraci, liberalizëm dhe përgjegjësi”.

“Sot, Evropa është duke u përndjekur nga fantazmat e së kaluarës, racizmi, nacionalizmi, ksenofobia dhe anti-semitizmi”, ka thënë Rivlin. Shqetësimet për anti-semitizëm në Gjermani janë rritur pas një incidenti që ka ndodhur në një singagogë në Halle, dy duke lënë dy persona të vdekur, në tetor të vitit të kaluar.

Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic. I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosje të hebrenjve. Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA