Rasti i Jak Prengës/ Anila Hoxha tregon kush janë 3 të kërkuarit dhe cila është historia e tyre në bandat kriminale

30/01/2020 22:54

Në Open në Top Channel po flitet për krimin dhe specifikisht për rastin e rrëmbimit de ekzekutimit të Jak Prengës.

Gazetarja e kronikës në Top Channel foli për rrëmbimin e Jak Prengës ku tha se policia akoma nuk e ka gjetur trupin e viktimës dhe do nisë përsëri nesër kërkimet në rrethinat e shijakut.

‘Pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur që kërkimet e policisë të shtrihen pranë zonës së Shijakut. Janë 3 persona të shpallur në kërkim, të cilët janë: Gentian Doçi, Altin Hajro dhe Dritan Rexhepi. Gentian Doçi është pjesë e njëprej bandave të Shkodrës, bandës së dukagjinasve. Sipas burimeve nga polica Dritan Doçi ka gisht në vrasjen e Nard Polisë, i njohur si Nardi i bujtinave në Malësinë e Madhe.

Altin Hajri është pronari i resortit Golden ku u mor peng Jak Prenga. Ndërsa Dritan Rexhepi është i burgosur në Ekuador  për trafik ndërkombëtar droge’- tha Anila Hoxha.

E gjithë ngjarja bëhet për pazaret e drogërave të forta. Kjo pasi vëllai i viktimës ka telefonuar Gentia Doçin ku e pyet: Ku e kam vëllain?

E di mirë ku e ke vëllain sepse me keni prekë mallin- ishte përgjigjia e Doçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA