Pedofili më i çuditshëm, detyronte të miturit të buzëqeshnin teksa ndjenin dhimbje të tmerrshme

30/01/2020 14:52

Historia e një pedofili 53-vjeçar në Australi i ka habitur të gjithë. Ai u dënua me 35 vite burg pasi detyronte viktimat të qeshnin teksa i përdhunonte.

I dënuari i identifikuar si Boris Kunsevitsky i filmonte abuzimet ndaj të miturve.

Ish-infermieri u deklarua fajtor për 59 vepra penale, duke përfshirë marrëdhënie seksuale me një fëmijë dhe prodhimin e pornografisë për fëmijë jashtë Australisë.

 Ai pranoi të dokumentonte abuzimin seksual të 47 djemve në të katër vendet në më shumë se 35,000 foto dhe 4.800 video.
Pamjet u zbuluan në një hard disk në një dosje të etiketuar ‘jailbait’, të cilën gjykatësi i Gjykatës Supreme John Champion e quajti ‘të vështirë për tu parë’.

Në gjykatë u tha se Kunsevitsky i kishte filmuar djemtë ndërsa i përdhunoi ata dhe madje kërkoi që ata të buzëqeshnin ndërsa rënkonin nga dhimbja.

Kunsevitsky kreu abuzimin e tij gjatë një periudhe 15-vjeçare midis 2002 dhe 2017, madje sulmoi seksualisht një prej viktimave të tij në shtëpinë e prindërve të gruas së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA