Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu zbuloi se viktima, Jak Prenga ka 4 vëllezër në Angli dhe 2 nga këto vëllezër janë në burg.
‘Duhet të them diçka. Jak Prenga ka 4 vëllezër në Angli dhe 2 pre tyre janë në burg më kanë informuar kolegeë gazetarë në Angli. Në mediat shqiptare është raportuar se ka vetëm 1 në burg por në fakt janë 2 vëllezërit në burg.
Si filloi aktiviteti kriminale i shqiptarëve në Angli?- e pyeti më herë Eni Vasili.
‘Gjithçka nisi në vitin 1998 ku shqiptarët në Angli dhe Belgjikë trafikonin vajzat shqiptare për prostitucion. Ata në Angli hapën edhe shtëpi publike dhe paguanin shuma të mëdha për ti reklamuar këto në gazetat lokale’- tha Muhamed Veliu.
Pas 10 viteve lulëzim në fushën e prostitucionit ato filluan me trafikun e lëndëve narkotike. U bënë direkt të njohura sepse ulën çmimin e produkteve narkotike. Më herët 1 kg kokainë kushtonte 37 mijë paund ndërsa sot shkon nga 20-27 mijë paund. Kjo ulje erdhi sepse mafia shqiptare mori mallin e parë në Amerikën e Jugut- vijoi gazetari.
Top Channel