Policia vazhdon të publikojë fotot dhe informacionet e atyre që i cilëson si më të rrezikshmit dhe që i ka shpallur në kërkim.

I radhës është i dënuari me burg përjetë Engjëll Brahimi

Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA