Nëpër qytet këto ditë vihet re një shtim i numrit të njerëzve që mbajnë maskë para gojës dhe hundës.

Të gjendur nën trysninë e lajmeve për përmasat që po merr dita ditës Coronavirusi, njerëzit janë më të ndërgjegjësuar për të parandaluar viruset për veten dhe fëmijët sidomos. Mbi 150 persona kanë vdekur deri tani nga Coronavirusi që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që epiqendrën e ka në qytezën Wuhan në Kinë.

“ E vë maskën, sepse lëviz shumë nëpër qytet dhe kjo parandalon në një farë mënyrë viruset. Shmang personat që tështijnë, që kanë grip.

Është mirë të mbahet maska, se kemi edhe fëmijë të vegjël. Tirana ka shumë pluhur, përveçse kemi frikën e Coronavirusit, thotë një zonjë. Unë nuk u jap më dorën njerëzve tani, se kam frikë, mos marr sëmundje”, thanë qytetarët.

Takimet, puthjet, kontaktet, është mirë të shmangen me personat e prekur nga viruset dhe që qarkullojnë aktualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA