“Më kanë vjedhur eurot në kasafortë”/ 52-vjeçar në Lushnjë alarm “fals” në polici
30/01/2020 13:44
Ditën e djeshme është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzoi pranë bluve se i kishin vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.
Menjëherë pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.
Ndërkohë që ditën e sotme 52-vjeçari ka shkuar prapënë Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.
Top Channel