Abu Dis, kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez? Për Donald Trump, ndoshta mundet, por banorët e lagjes në periferi të Jerusalemit, janë skeptikë. Të martën, presidenti amerikan prezantoi propozimin e tij për paqen në lindjen e mesme, të mirëpritur nga izraelitët por të kundërshtuar nga palestinezët.
Plani i jep izraelit kontroll të plotë mbi qytetin e Jerusalemit, përfshirë edhe pjesën lindore të dominuar nga arabët, që palestinezët e pretendojnë prej kohësh si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Në vend të tij, u lejon atyre të krijojnë kryeqytetin në periferinë e qytetit, përtej një barriere betoni të ngritur nga Izraeli gjatë intifadës së dytë palestineze në fillim vitet 2000.
Plani i Trump propozon distriktin Abu Dis, si kryeqytet, bashkë me sugjerimin se ai mund të ndryshojë emër dhe të quhet Al Quds, emri arab për Jerusalemin. Por, vetë Jerusalemi, me vendet e tij të shenjta myslimane dhe kristiane, është një simbol i fuqishëm kombëtar dhe i identitetit fetar. Për shumë palestinezë, heqja dorë prej tij është e paimagjinueshme. Abu Dis nuk mund të jetë kryeqytet. Jerusalemi po.
Për më tepër, Abu Dis është një lagje e Jerusalemit. Jo një qytet më vete. Nuk mundet që ai të jetë kryeqytet.
Liderët palestinezë e refuzuan menjëherë planin e Trump, për shumë arsye, por më kryesorja ishte ajo e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i pandarë i izraelit.
Top Channel