Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur emergjencë globale shëndetësore për sa i përket koronavirusit.
Kjo ka ardhur pasi nga vëzhgimet e OBSH situata vijon të rëndohet dhe ka raste të reja të shpërthimit të kësaj epidemie në Kinë dhe jashtë saj.
“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë njoftimin në një konferencë për shtyp që po mbahet në Gjenevë.
Të paktën 170 njerëz kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi, ndërkohë që janë prekur 8100 persona, shifra këto që ndryshojnë nga minuta në minutë.
Ndërkohë të gjitha shtete në botë po angazhohen duke marrë masa të rrepta në mënyrë që të mos lejojnë përhapjen e epidemisë..
Top Channel