Kjo gomone e braktisur gjatë natës në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë është një prej mjeteve lundruese të cilat u ndoqën në det gjatë një operacioni të policisë shqiptare, Frontex dhe Guardia di Financa.
Gomonia së bashku me një tjetër mjet lundrues ishin nisur nga Greqia drejt brigjeve shqiptare. Ata u zbuluan pranë Korfuzit nga një avion i Frontex reth orës 16 të së mërkurës, dhe nga ai moment nisi një operacion i gjerë ndjekjeje nga ajri deti dhe toka.
Gjatë ndjekjes një prej mjeteve është kthyer në ujërat greke ndërsa gomonia me 3 motorë rreth 10 metra e gjate, u braktis gjatë natës në Vlorë.
Dy skafistët e huaj që dyshohet se ishin në bord kanë zbritur në toke dhe për ata nuk dihet asgjë. Në bord u gjetën vetëm bidonë me karburant. Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar destinacionin dhe qëllimin e lundrimit të dy gomoneve.
Top Channel