Ekskluzive/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, kërkohet Gentian Doci, biseda telefonike: E di shumë mirë ku e ke vëllanë, më ke prekur mallin

30/01/2020 12:19

Policia po vazhdon kontrollin në zonën e Shijakut në fshatin, Pjëzë, pasi Jak Prenga mund të jetë varrosur aty, pasi u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa vetëm, para pak ditësh policia mundi të zbulonte se ai ka ndërruar jetë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se sot në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jak Prengës.

Por më kryesori siç raportin Anila Hoxha është Gentian Doci , ku në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë “ e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më keni prekur mallin”.

E gjithë kjo bisedë erdhi pasi ashtu siç edhe Top Channel ka raportuar më herët vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.

Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha tha se janë edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por që janë personazhe mjaft të njohur në botën e krimit.

Ndërkohë që policisë së shtetit i është kërkuar bashkëpunim me palën britanike për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Një tjetër pikë “e nxehtë” në këtë çështje janë edhe kamerat e sigurisë. Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë furgonin ku ishte trupi i pajetë.

Gjithë dinamika e nxjerrjes së trupit jepet vetëm nga një kamera, që si duket është neglizhuar nga ata, ndërsa të tjerat janë asgjësuar nga anëtarët e grupit kriminal, që tregon elemente të rëndësishme.

Aty shfaqet nxjerrja e trupit dhe pastaj disa autorë që fshijnë duart dhe gjakun që besohet se është pastruar me acid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA