Plakja e popullsisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me gati 0.7 pikë përqindje në vit për tre dekadat e ardhshme. Paralajmërimi vjen nga një analizë e detajuar që Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë zhvillimeve demografike në vendet e Europës lindore si dhe perspektivën e tyre për 30 vitet e ardhshme.

Sipas FMN, vetëm për shkak të plakjes dhe tkurrjes së popullsisë, në vitin 2050 prodhimi Kombëtar I Shqipërisë do të jetë 25 për qind më I ulët nga sa do të ishte nëse vendi nuk do të përballej me krizën demografike.

Plakja e popullsisë e ngadalëson rritjen ekonomike përmes dy kanaleve kryesore. I pari është ai I pakësimit të krahut të punës, pasi më pak punëtorë do të thotë më pak prodhim. Ndërsa kanali I dytë sipas FMN është faktori I produktivitetit, pasi vendet me moshë më të re popullsie tentojnë të jenë më produktive.

Sipas analizës së FMN presionet demografike do të prekin të gjitha vendet e rajonit tonë, për shkak të emigrimit, dhe rritjes së moshës mesatare të popullsisë. Kjo do të ngadalësojë rritjen e mirëqenies në rajon, dhe përafrimin e nivelit të të ardhurave me mesataren e Bashkimit Europian.

Ekspertët e FMN llogarisin se në vitin 2050, të ardhurat mesatare të Shqipërisë do të jenë ende sa gjysma e mesatares së bashkimit Europian duke parashikuar kështu një konvergjencë të ngadaltë në standardin e mirëqenies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA