Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Zv-Ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi dhe gazetarit Basir Çollaku.
Debati nisi kur gazetari Çollaku tha se krimi ka përfaqësues në parlament, polici duke u forcuar me shumë dhe se organizatat kriminale janë të lidhura me organizatat politike.
Aty ndërhyri zv-ministri i Mbrojtjes i cili tha se janë mbeturina e sistemit të kaluar që po lirojnë këta kriminelë.
‘Opozita jashtë parlamentit vonuan Reformën në Drejtësi, tani reforma ka marrë jetë dhe janë me dhjetëra gjyqtarë të pezulluar. Janë disa mbeturina të sistemit të vjetër që kanë liruar këta kriminelë. A do të luftosh Reformën në Drejtësi?- tha Koçi
Nuk kam çfarë luftoj unë, këtë xhaketë kam- iu kundërpërgjigj gazetari.
E ke xhaketën politike. Kur ishte partia jote në pushtet kishte 100 vrasje në vit. Tani numri është përgjysmuar- vijoi zv-ministri.
Nuk kam parti në pushtet. Nuk jam kryetar partie. Ka vrasje më pak se ka bashkëpunim mes krimin e kur bandat bashkëpunojnë numri i vrasjeve ulet- iu kundërpërgjigj Çollaku.
Top Channel