Dashuria në kohën e coronavirusit: Britaniku nuk largohet, qëndron në Kinë me gruan e tij

30/01/2020 12:12

Një burrë britanik që jeton në qendër të shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit po rrezikon jetën e tij për të qëndruar me gruan e tij kineze, pasi autoritetet nuk pranuan ta linin që ai të kthehej bashkë me gruan e tij.

Sipas mediave britanike, britanikët do të evakuohen nga Wuhan të enjten dhe do të vendosën në karantinë për dy javë në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi numri i të vdekurve global po rritet dhe virusi vdekjeprurës ka prekur rreth 6,000 njerëz.

Benito Crolla, 38 vjeç, dhe nëna e tij Joan, 75 vjeçe, mund të ishin në aeroplan duke u kthyer për në Britani të Madhe – por ai thotë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër, pos të qëndrojnë me gruan Maddie Wu, 38 vjeçe, pasi ajo u ndalua të linte vendin sepse është kineze.

Siç bëhet e ditur, ish-piloti u dashurua me gruan e tij pasi u takuan në aplikacionin për takime Tantan kur ai udhëtoi për një pushim vjetor një mujor.

Ai thotë se do të frikësohej për sigurinë e Maddie nëse ai do ta linte atë dhe pretendon se ajo është një figurë kryesore në kujdesin e nënës së tij, e cila vuan nga dementia dhe ka nevojë për kujdes të rregullt.

Banori i Wuhan ka akuzuar Britaninë dhe autoritetet kineze për “trajtimin e krizës së coronavirusit, duke pretenduar se familja e tij ka qenë e ‘braktisur dhe gënjyer’, me mesazhe të përziera dhe komunikim të dobët”.

Ish-piloti thotë se ai mori një e-mail nga Zyra për Çështje të Jashtme të martën që thoshte se e gjithë familja do të ishte në gjendje të transportohej me aeroplan.

Sidoqoftë, entuziazmi i tyre u shua kur një e-mail i dytë të mërkurën nënkuptonte se nuk do të ishte e mundur për shtetasit kinezë të largoheshin, as edhe me bashkëshortët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA