“Kur bie në dashuri me një grua, nuk ka rëndësi se sa vjeç është apo se si duket,” kjo ka qenë deklarata e 35 vjeçarit Mohamed Ahmed Irbriham, i cili ka një marrëdhënie romantike me Iris Jones, 80 vjeç.
E ajo që ka “shokuar” më shumë audiencën e programit britanik “This Morning” ka qenë vetë e moshuara. Iris foli për herë të parë për lidhjen me të riun dhe zbuloi se pasi folën në rrjete sociale, bën menjëherë seks pasionant.
Jones tregoi gjithashtu se po përgatitet të fluturojë në Egjipt për të lidhur kurorë me 35 vjeçarin, dhe se Mohamed e bën të ndjehet prapë si e virgjër.
Ndërkohë ajo tha se nëse Ibriham po martohet me atë vetëm për shkak të parave do të zhgënjehet pasi burim të ardhurash ka vetëm pensionin e saj.
Top Channel