Britania, orët e fundit në BE/ Çfarë e pret vendin pas të premtes

30/01/2020 16:41
LONDON, ENGLAND - JUNE 11: EU and Union Jack flags are waved as anti-Brexit demonstrators gather outside the Houses of Parliament on June 11, 2018 in London, England. The EU withdrawal bill returns to the House of Commons tomorrow for the first of two sessions in which MP's will consider amendments imposed by the Lords, and another set of fresh amendments. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Britanisë së madhe i kanë mbetur vetëm pak orë para se të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian. Mesnatën e të premtes ajo nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare. Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit.

Gjatë kësaj periudhe, Britania do të vazhdojë ti bindet rregullave të BE dhe të paguajë para për BE. Pjesa më e madhe e gjërave do të mbeten njësoj, por do të ketë disa ndryshime. Mes tyre, eurodeputetet britanikë do të humbasin vendet e tyre. Kjo pasi në momentin e Brexitit, Britania do të dalë nga institucionet politike të BE dhe agjencitë. Sidoqoftë gjykata evropiane e drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit, gjatë tranzicionit për mosmarrëveshjet ligjore. Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të duhet të ftohet në mënyrë specifike nëse do të dojë ti bashkohet liderëve të tjerë të BE-së në samitet e ardhshme.

Ministrat britanikë po ashtu nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta. Gjatë tranzicionit, do të flitet shumë për tregtinë. Britania e madhe do të fillojë bisedimet me vendet e botës për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Pasaportat britanike ndërkohë do të ndryshojnë ngjyrë. Pasaportat blu do të rikthehen më shumë se 30 vite pasi u zëvendësuan nga pasaportat vishnje.  Ndërkohë, rreth tre milionë monedha 50 pence në nder të Brexitit, do të hidhen në qarkullim të premten, me datën 31 janar dhe me fjalët, paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha vendet. Ndërkohë, departamentet që menaxhuan negociatat Britani-BE do të shuhen. Gjermania ndërkohë, nuk do të ekstradojë më qytetarët e saj në Britaninë e Madhe. Kushtetuta e saj nuk e lejon ekstradimin e shtetasve gjermanë në vende që nuk janë pjesë e BE.

Por, të paktën në tranzicion, disa gjëra nuk do të ndryshojnë. Shtetasit britanikë do të trajtohen njësoj si shtetasit e BE.  Për sa kohë që janë të vlefshme, patentat dhe pasaportat e kafshëve do të vazhdojnë të pranohen. Po ashtu edhe karta e sigurimit shëndetësor. Liria e lëvizjes do të vazhdojë të aplikohet edhe në tranzicion ndërsa shtetasit britanikë që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin shtetëror. Britania do të vazhdojë të kontribuojë në buxhetin e BE gjatë tranzicionit ndërkohë edhe tregtia nuk do të ndryshojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA