Një aplikacion i ri përdor navigimin me GPS dhe teknologjinë më të fundit për të ndihmuar të verbrit në qytetin australian të Melburnit, që të evitojnë pengesat si për shembull, kantieret e ndërtimit apo kryqëzimet e shumë populluara.
Ky më sinjalizon se përpara kam një kantier ndërtime dhe unë e di në këtë mënyrë se duhet të tregohem i kujdesshëm. Sidoqoftë do të kem nevojë për shkopin pasi aplikacioni nuk do të më heqë pengesat nga rruga. Por ai do të më tregojë se kam një pengesë përpara
Teknologjia nuk zëvendëson ndihmën kryesore për ta. Por i ndihmon ata jo pak. Përdoruesit mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe ai do ti informojë për çka ata kanë përreth
Aplikacioni u zhvillua në 2012 në fakt, jashtë Australisë. Tetë persona në Melburn ishin pjesë e testimit dhe ndryshimet në aplikacion tani janë bërë subjekt i vlerësimeve të përdoruesve. Qyteti i Melburnit ka vendosur sinjale nëpër qytet, në ndihmë të përdoruesve të aplikacionit. Bëhet fjalë për një aplikacion falas por versioni me pagesë i lejon njerëzit të përdorin funksionin GPS në të gjithë botën.
Top Channel