Të martën në mbrëmje Shqipëria u lëkund sërish nga 2 tërmete që hapën jo pak panik tek qytetarët.

Për këtë arsye jemi ndalur në institutin e sizmiologjisë me një specialist të fushës siç është zoti Edmond Dushi që na ka shpjeguar se nuk ka vend për panik dhe se këto lëkundje janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

“Ne i konsiderojmë këto pasgoditje të serisë së tërmeteve pas atij të madhit të 26 nëntorit, lëkundjet kanë vijuar dhe në i klasifikojmë përsëri tek pasgoditjet të cilat e kanë kaluar numrin 3.000 por mbetet pjesë e lëvizjes tektonike të zonës. Aktiviteti vetë mund të themi që është normalitet i reklasimit”, shprehet sizmologu Edmond Dushi.

Por si klasifikohet ky tërmet nga sizmiologët dhe kur pritet të normalizohet situata?

“Ky tërmet nuk futet tek ata të moderuar por tek mikro tërmetet pra magnituda nen 5 e shkalles rihter. Problemi është që ky tërmet paraqitet në valët relativisht e cekët dhe është shumë afër kryeqytetit kështu që kjo shpjegon dhe shqetësimin e krijuar. Nuk ka ligjshmëri të saktë që mund të japi momentin kur ndërpriten , por ka një ligjshmëri që tregon që aktiviteti është duke rënë”, ka thënë më tej sizmologu./Sidorela Gjoni/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA