Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit është rritur numri kontratave të sigurimit të pronës zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në dhjetor vërehet re një rritje e ndjeshme, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga pjesa tjetër e vitit, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fatkeqësitë natyrore.
AMF thotë se në dhjetor 2019 u nënshkruan 4,362 kontrata për sigurimin nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me një rritje prej 29.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë është shumë më e lartë se ajo e 11 mujorit 2019, ku numri i kontratave ishte rritur me vetëm 5.5%.
Sipas vlerës, primet e shkruara bruto janë rritur me ritme shumë të larta rreth 77%, për shkak të kontratave me vlerë të lartë. Ndërkohë për 11 mujorin vlera e primeve kishte rënë me 7%.
Sigurimi pronës është vullnetare në Shqipëri dhe zë një peshë të ulët në tregun e sigurimeve.
Top Channel