Një ankand për vlerësimin turistik të ishullit Ada ne Ulqin do të shpallet pasi firma e auditimit Diloyt të përfundojë analizën.
Analiza duhet të tregojë se si qeveria duhet të përdorë potencialin e saj në komunën e Ulqinit.
Nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit për të përditshmen Vijesti nuk kanë mundur të specifikojnë kohën kur do të përfundojë kjo punë dhe dhe kur tenderi do të shpallet, duke shtuar se ka interes të nga investitorët për atë plazh të njohur që përdoret nga nudistët.
Tenderi për plazhin Ada ishte në planin e privatizimit për vitin e kaluar, dhe plani i këtij viti nuk është miratuar ende.
“Kompania Diloyt për nevojat e Komisionit të Tenderit për Valorizimin e Vendeve Turistike është duke përgatitur një analizë, pas së cilës do të dihen detaje në lidhje me modelin dhe procedurën të valorizimit turistik të Adës”, thanë nga Ministria.
Nga ky resor sqaruan se vlerësimi turistik i lokaliteteve në komunën e Ulqinit ishte paraparë edhe me planet e mëparshme të privatizimit.
“Deri më tani, përveç Karismas, shumë investitorë kanë shprehur interes, të cilët ende nuk janë zyrtarizuar me nisma dhe propozime konkrete,” thuhet nga Ministria.
Qeveria në shkurtin e vitit të kaluar miratoi një plan privatizimi për vitin 2019, nga ku shihet se Ada nuk do të jetë më vetëm një qendër nudistike dhe se një pjesë e saj që shtrihet ne 522 hektarë të ishullit ka të ngjarë të shndërrohet në një hapësirë banimi.
Në dokumentin e përgatitur nga Këshilli i Privatizimit përmendet valorizimi i një pjese të ishullit me të drejtën për të zhvilluar dhe operuar një kompleks unik, me cilësi të lartë turistike që ofron një gamë të larmishme të aktiviteteve për kohë të lirë dhe rekreacion.
Plani përcakton që hoteli dhe kompleksi turistik i ardhshëm do të kenë të paktën një hotel me katër yje ose pesë yje për tu menaxhuar nga operator (et) me reputacion ndërkombëtar turistik.
“Përveç kësaj, do të analizohet mundësia e ndërtimit të vilave dhe akomodimeve të tjera të banimit për qiradhënie afatgjatë si pjesë e një plani të integruar. Zhvillimi i kompleksit është planifikuar në pjesën juglindore të ishullit afër plazhit kurse një pjesë do të ndahet për qendren nudistike”, shkruhet në planin e valorizimit të Adës.
Top Channel