Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 54-vjeçar i cili dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte se do e vriste.
Mbrëmjen e djeshme e dhunuara ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe pas kontrollin kanë gjetur edhe një armë tip Pushkë me 19 fishekë.
Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “armë mbajtje pa leje”.
Lezhë
Policia parandalon një ngjarje rë rëndë kriminale në familje
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë
Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete,në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.
Top Channel