Qeveria ka autorizuar bashkinë e Tiranës për të ndërtuar me koncesion përmes partneritetit publik privat, tre struktura të rëndësishme.
Bëhet fjalë për kampusin e ri të Universitetit të Tiranës”, godinës e Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtimi i korpusit të Policisë së Shtetit”.
Sipas vendimit të qeverisë do të ngrihet një komision me 9 anëtarë, 5 nga bashkia dhe 4 nga institucionet qeveritare, që do të merret me organizimin e procedurës. Komisioni do të asistohet nga përfaqësues të universitetit të Tiranës atij të Arteve dhe ministrisë së brendshme për marrjen e opinioneve dhe ekspertizave.
Vendimi ngarkon bashkinë e Tiranës që të administrojë procedurat për dhënien me koncesion/PPP sipas ligjit, të ndërtimit të kampusit të ri të Universitetit të Tiranës, ndërtimin e godinës së Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtimi i korpusit të Policisë së Shtetit”.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do vlerësojë e e miratojë paraprakisht projektet, si dhe çdo ndryshim apo transferim të tyre nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
Top Channel