Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali ka shpërthyer një sasi eksplozivi.

Lokali në fjalë është në pronësi të M.S ndërsa në momentin kur i është vënë lënda plasëse ka qenë i mbyllur.

Sipas policisë sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA