Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Koplik – Dedaj

Një automjet ka përplasur një grua duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se ajo ka qenë këmbësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke ndalur autorin.

Malësi e Madhe/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA