Drejtoresha e shkollës 9 -vjeçare në Rrashbull të Durrësit ofendon mësueset duke i quajtur ato të pacipa. Pesë mësues të kësaj shkolle ndihen të rrezikuara për vendin e punës, pasi pas ofendimeve të drejtoreshës kanë bërë ankesë në Zyrën Arsimore Durrës.
Mësuesit tregojnë për Fiksin se kanë qëndruar për një javë rresht në një shkollë të dëmtuar nga tërmeti dhe të shpallur si e rrezikshme ,pasi drejtoresha u kishte thënë se është inspektuar dhe është në rregull. Pas një jave është bërë inspektimi dhe shkolla ka dalë e pabanueshme duke detyruar që mësimi të bëhet pasdite në Xhafzotaj , në një shkollë tjetër 9-vjeçare.” Pasi nisëm mësimin për dy javë rresht, drejtoresha na tha se duhet të vijmë dhe të transportojmë bazën materiale, mësuesit bashkë me nxënësit. Ne refuzuam ta bëjmë një gjë të tillë sepse ishte e rrezikshme ” thotë njëra mësuese. Një tjetër mësuese tregon se po atë ditë dhe për atë situatë drejtoresha tregohet arrogante dhe i ofendon duke i quajtur të pacipa ” Meqë nuk bëni punën këtu shkoni në Xhafzotaj orientoni fëmijët atje, dhe ishalla ne të tjerët vdesim dhe ju shpëtoni, por ju jeni të pacipa ” ju thotë drejtoresha.
Të shqetësuara se mund të humbin vendin e punës mësueset kërkojnë ndihmën e Fiksit.
“Ne ndihemi të rrezikuara na ka thënë se do ketë shkarkime, unë jam që në 1999 mësuese në këtë shkollë” thotë njëra prej tyre”.
Rrezikun mësueset e ndjejnë që pas një ankese që kanë çuar në Zyrën Arsimore Durrës, pasi menjëherë pas ankesës drejtoresha ka bërë një mbledhje, të quajtur “të jashtëzakonshme” ku ajo u thotë mësuesve ” jeni ankuar për mua, por mua këtej më hyjnë e këtej më dalin ankesat tuaja, nuk më bëhet vonë fare, por ju duhet ta dini që të gjithë ato që janë marrë me mua e kanë pësuar, ndaj do ketë shkarkime “.
Dhe vetëm pak ditë pas mbledhjes , drejtoresha detyron vetëm këto pesë mësues që të shkojnë në shkollë në datën 27 dhjetor, në një ditë ku nxënësit dhe mësuesit e tjerë janë pushim. Pyetjes së njërës prej mësueseve se përse ishin vetëm ato në punë, drejtoresha u përgjigjet se e di ajo se kush duhet të punojë , ku dhe kur.
Për të gjitha këto gazetarët e Fiksit shkuan tek drejtoresha Markela Mema për të marrë një përgjigje. Drejtoresha nuk pranon të përgjigjet por largohet, në ndjekjen që gazetarja i bën nëpër shkallë ajo mohon ta ketë bërë një gjë të tillë. Drejtoresha kërkon të mos xhirohet duke ju thënë gazetarëve se do marr policinë, gjë të cilën nuk e bën. Por largohet për në sallën e mësuesve në kat të tretë. Ajo nuk pranon asnjë moment të ketë thënë këto gjëra, madje u thotë gazetarëve shkoni flisni me ato që ju kanë adresuar tek unë.
Top Channel