Bie nga lartësia e një pallati, humb jetën 62 vjeçari në Durrës
29/01/2020 00:42
Një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në Durrës. Viktima është shtetasi me inciale Th.R 62 vjeç banues në Durrës.
Dyshohet se viktima i cili ishte roje pallati është trembur nga tërmeti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel