Urim Rexhepi ka shfaqur interes dhe ka aplikuar për në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Urim Rexhepi, me gradën kryekomisar, pas largimit nga detyra gjatë kohës që ministër i brendshëm ishte Saimir Tahiri, jeton në USA dhe ka shfaqur interes për të aplikuar duke dorëzuar CV e tij, për t’u bërë pjesë e BKH.
I kontaktuar në telefon nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Rexhepi shprehet se:
“Aplikova për në BKH sepse dua që në Shqipëri të sundojë ligji dhe dua që shqiptarët mos të ikin më nga vendi i tyre për shkak të korrupsionit”.
Duke përsëritur thirrjen për konkurrentët që kanë afat deri në 30 janar, SPAK vazhdon të jetë në kërkim të një kandidati që plotëson kriteret e integritetit, profesionalizmit, por mbi të gjitha lidershipit.
Top Channel