I rrëmbyeri 11 ditë më parë në Kamëz, Jak Prenga 49 vjeç, sipas policisë rezulton të jetë vrarë nga autorët e rrëmbimit të tij.

Ngjarja ndodhi në datën 17 janar, ku mësohet se dy persona e morën më dhunë viktimën 49 vjeçare dhe e futën në një makinë të vjedhur dhe me targa të tilla, e cila sipas burimeve i përket një këngëtareje të njohur.  Autorët më pas janë drejtuar për në Kompleksin Golden në Shijak, aty ku autorët kishin menduar që ta mbanin peng të rrëmbyerin.

Jak Prenga, dyshohet se është çuar i gjallë në këtë kompleks, por për shkak të goditjeve, burimet thonë se disa orë më pas ai është nxjerrë i pajetë nga kompleksi trupin e të cilit autorët e kanë zhdukur.

Pas hetimeve të zhvilluara nga prokuroria, të hënën, Renea zhvilloi një operacion në Shijak ku vuri në pranga katër persona, të lidhur me ngjarjen,  Bajram dhe Leonard Hajri, babë e bir, Elton Hajri dhe Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak.

Burime të sigurta të policisë, thanë për Top Channel se kjo ngjarje është e pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine. Autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri. Top Channel mëson se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike.

Burimet e sigurta thonë se në fund të 2019, vëllai i viktimës së zhdukur, A. Prenga, është kontaktuar nga organizata kriminale për të nxjerrë një sasi kokaine prej 280 kg nga një port në Agli, i cili e ka nxjerrë atë por nuk e ka dorëzuar tek porositësit, çka më pas ka sjellë hakëmarrjen duke rrëmbyer Jak Prengën.

Kompleksi ku u dërgua fillimisht Jak Prenga, i përket biznesmenit Altin Hajrit, i cili në vitin 2015 u arrestua në Itali së bashku me 15 persona të tjerë për trafik droge. Hajri, nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare. Në maj të vitit të kaluar, gjykata e Durrësit e shpalli fajtor dhe e dënoi në mungesë me 7 vjet burgim nga 15 vjet të kërkuara nga prokuroria. Po ky vendim nuk u ekzekutua, pasi u ankimua nga avokatët e Hajrit dhe gjykata e Apelit Durrës e shpalli të pafajshëm Altin Hajrin dhe vendimin e shkallës së parë si të pabazuar në prova.

Altin Hajri ka qenë dënuar me gjoba nga Gjykata e Durrësit dhe për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “prishje të rendit publik”, vepra këto të klasifikuara si kundërvajtje penale.

Ndërkaq për personat e arrestuar të hënën lidhur me marrjen peng të Jak Prengës, do të rëndojnë pesë akuza, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA