Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia
28/01/2020 10:33
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dhunuan bashkëshortet e tyre.
A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.
Ndërsa I. M., 44 vjeç, banues në Fier në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja”
Top Channel