Autoritetet e Shëndetit Publik në Kanada kanë konfirmuar ditën e sotme rastin e parë të shfaqjes së koronavirusit tek një çift në Toronto.
Laboratori Winninpeg konfirmoi se 50 vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe se i është nënshtruar mjekimeve. Bëhet me dije se ai ishte kthyer nga qyteti i Wouhan në Kinë ku dhe ka shpërthyer epidemia.
Edhe bashkëshortja e 50 vjeçarit është diagnostikuar me të njëjtën sëmundje, dhe tashmë ndodhet e izoluar në shtëpi nën mbikqyrjen e mjekëve.
19 persona të tjerë i janë nënshtruar testeve mjekësore. Gjithashtu konfirmohet dhe rasti i parë me koronavirus në Sri-Lanka.
Ajo është një 40 vjeçare kineze e cila kishte ardhur për turizëm në 19 janar, ndërkohë që është shtruar në spital në datën 25.
Top Channel