Formimi i qeverisë në Kosovës/ Takimit të Mustafës dhe Kurtit i bashkohen ndërkombëtarët
28/01/2020 18:21
Për më shumë se një orë ka nisur takimi midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pak minuta më parë dy liderëve të partive që po negociojnë për formimin e qeverisë u janë bashkuar edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova, bashkë me ambasadorin e Britanisë së Madhe, ambasadorin gjerman, ambasadorin italian, një përfaqësuese e ambasadës amerikane si dhe zëvendës ambasadorja e Francës.
Fillimisht përfaqësuesit e shteteve të Quint-it janë bërë bashkë tek zyra e BE-së në Kosovë dhe më pas janë nisur së bashku drejt kuvendit.
Top Channel