“Trump ëndërron për arin e zi nga Venezuela”, analiza nga DW: A do të jetë e lehtë për Presidentin amerikan? 14/01 08:51
Një mjek në Kinë është prekur nga Koronavirusi teksa trajtonte pacientët në spitalin e Wuhan, vendi nga ku edhe ka shpërthyer ky virus.
Sipas The Guardian mjeku 62-vjeçar ka ndërruar jetë.
Autoritetet kineze kanë konfirmuar se nga virusi vdekjeprurës kanë gjetur vdekjen 41 persona, ndërsa 1 mijë e 300 të tjerë janë infektuar.
Kujtojmë që rastet e para të Koronavirusit u raportuan në Wuhan në ditën e fundit të vitit të kaluar. Besohet se origjina e virusit është marrë nga kafshët, më konkretisht nga gjarpërinjtë.
Përveç kinës virusi ka përfshirë deri më tani edhe nëntë vende të tjera si: Tajlandë, Tajvan, Korea e Jugut, Vietnam, Japoni, Singapor, Arabia Saudite, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.
Top Channel