Një fëmijë dymuajsh nga fshati Bago i Kavajës ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në banesën e vet dhe më pas është dërguar në spitalin e Kavajës.

Sipas burimeve spitalore në Kavajë, që i referohen familjes, vdekja e fëmijës ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Familjarët kanë pritur agimin për ta dërguar në spitalin e zonës për të marrë raportin e nevojshëm mjekësor për të vijuar me procedurat e tjera dhe funeralin.

Në bashkëpunim dhe me mjekun e familjes, është vendosur që fëmija t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore që do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.

Trupi është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA