Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ka rënë ditën e djeshme në Turqi, ku deri më tani janë 21 viktima dhe 1030 të plagosur.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkruar një mesazh në lidhje me ngjarjen në “Facebook” ku shprehet se në këto momente të vështira jemi krah Turqisë.
Statusi i Metës:
Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!
Top Channel