U arrestua pasi lëvizte i armatosur, kush është 57-vjeçari/ Më shumë se një vit më parë i biri vrau policin në mes të rrugës Një person është arrestuar në Tiranë pasi tentuar ti japë para një polici për të shmangur masat administrative.
Ai po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie.
Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, ne zona të ndryshme të qytetit te Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Karl Gega” drejtuesin e mjetit me iniciale R. Y, 35 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa kryer kontrollin teknik.
Arrestimi i këtij shtetasi u be për veprën penale te parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi gjate kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Gjatë 25 ditëve të para të këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur tre raste të mitëdhënies, ku kanë përfunduar në pranga drejtuesit e mjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë rrugore me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e konstatuar nga punonjësit Policisë rrugore në shërbim
# ZbatoRregullateQarkullimit
# SiguriaNeRrugeNukBlihet
Top Channel