Ligjvënësit demokratë kanë prezantuar argumentet e tyre hyrëse në Senat të premten, lidhur me gjykimin e presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se presidenti është kërcënim për demokracinë dhe se mund të keqpërdorë fuqinë e tij nëse nuk largohet nga pozita.
Në ditën finale të prezantimit të argumenteve, demokratët kanë ritheksuar akuzat se Trump ka abuzuar me fuqinë e presidentit duke bërë presion ndaj Kievit për të hetuar ish-zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, si dhe ka ndërhyrë në procesin e hetimeve në Kongres.“Ajo çfarë ka rëndësi është nëse ai është rrezik për shtetin, sepse atë veprim mund ta bëjë përsëri. Dhe, askush nga ne nuk mund të ketë besim se ai nuk do ta bëjë këtë përsëri sepse ai ka përsëritur se do ta bëjë”, tha përfaqësuesi i demokratëve, Adam Schiff
Trump mohon çdo akuzë ndaj keqpërdorimeve dhe e konsideron impeachmentin si “gjueti shtrigash”. Tani është radha e Ekipit ligjor të presidentit Trump që të publikojë argumentet mbrojtëse. Hetuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltarit ligjor të Trumpit u është ofruar mundësia që për 24 orë gjatë tre ditëve të prezantojnë rastin e tyre. Trump është presidenti i tretë në historinë amerikane që përballet me gjyq për shkarkim.
Top Channel